Zyra për media ka raportuar se kanë pranuar një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar Valentina Gara.
Ajo thotë se pasi kanë pranuar informatat e para, personeli dhe të gjithë udhëtarët janë evakuuar.
Njoftimi:
Njoftim zyrtar!
Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara.