I mbijetoi tërmetit në Turqi, shqiptari rrëfen si zbriti nga kati i 12-të

Shqiptari Bruno Dodi, një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu përjetimin e tërmetit që goditi Turqinë dhe la qindra të vdekur. 

Ai tha se ndodhej në katin e 12-të të një hoteli në momentin që ndjeu goditjen e fuqishme rreth orës 04:00 të mëngjesit. Ai u shpreh se doli menjëherë në korridor dhe arriti të zbriste përmes shkallëve.

Dodi u shpreh se gjatë kohës që po zbriste rrëmbeu dhe një fëmijë që ndodhej aty dhe e nxori jashtë.

Unë ndodhesha në kat të 12-të në hotel, u mundova të hapja derën se isha shtrirë. Hapa derën dhe ika me vrap nga shkallët. Shikoja në shkallë njerëz të shtrirë se binin nga lëkundjet, por dhe nga paniku. Aty pashë një grua me dy tre fëmijë dhe mora një nga ata fëmijët dhe zbrita nga shkallët”.

“Zoti e di si kam dalë. Gjithë personat dolën jashtë, Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dhe dyert. Ishte një tërmet shumë i fortë, i frikshëm. Ka njerëz nëpër rrënoja, me baballarë, me fëmijë me gra dhe me burra në rrënoja. Mos të harrojmë që Turqia na ndihmoi në tërmetin e vitit 2019”, tha Dodi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *