Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallë e ka goditur mbrëmë Turqinë dhe sipas CNN 17 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti. Epiqendra e këtij tërmeti llogaritet të jetë 23 kilometra në lindje të Nurdagit, në provincën e Gaziantep.
Plot ndërtesa janë shembur ndërkohë ende nuk dihet saktë numri i të vdekurve apo të plagosurve.
Një video e rëndë është publikuar sot në mediat turke, ku shihet një qytetar që ndodhej nën rrënoja në Hataj, ku ka bërë një video dhe ka kërkuar ndihmë.