E rëndë: Ky është 36-vjeçari që i dha fund jetës në Shtërpcë, babai i tij e gjeti të varur në litar

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Berec të Shtërpcës, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar.

Sinjali mëson se viktima është një qytetar i nacionalitetit serb, Dejan Stevanoviq, 36-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ka qenë babai i të ndjerit ai i cili ka thirrur për ndihmë, pasi kishte gjetur të birin të varur në litar në një stallë afër shtëpisë.

Bazuar në dëshminë e tij,në momentin që ka gjetur 36-vjeçarin të varur, ka tentuar që ta shpëtojë duke i hequr litarin nga qafa dhe duke e lëshuar në tokë.

Por pavarësisht tentativës së tij për ta shpëtuar, mjeku që doli në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *