Kurti: Të kërkosh Asociacion pa e njohur Kosovën, si të servosh kafe pa filxhan – e pamundur 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Turqi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për televizonin publik turk TRT, Kurti ka treguar qëndrimet e tij për çështjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse servimi i kafes pa filxhan.

Dhe sipas Kurtit, një gjë e tillë është e pamundur.

“E kam thënë më herë këtë të kërkosh Asociacion pa e njohur pavarësinë e Kosovës është sikur të kërkosh kafe pa filxhan. Nuk muj të sjelli kafe pa filxhan.” – theksoi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *