Një modele kanadeze e cila është e varur nga operacionet plastike ekstreme është shokuar teksa një nga ‘silikonet’ e saj 10 kg të gjoksit shpërtheu.
Mary Magdalena, 30 vjeç, ka shpenzuar më shumë se 100,000 dollarë për kirurgji gjatë viteve duke rrezikuar edhe jetën në sallën e operacioneve.
Operacionet e shumta e kanë lënë atë me dhimbje të forta shpine, që do të thotë se i duhet një karrige me rrota për të lëvizur.
Pas shpërthimit, tashmë ajo ka mbetur me një kontast të dukshëm, pra me një gjoks të vogël dhe një të madhe.
Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shëpërthimin e silikonit, teksa disa përdorues të rrjeteve sociale po spekulojnë se Mary mund ta ketë mbushur tej mase atë duke përdorur një zgjerues.
Mary beson se shpërthimi i silikonit është një ‘shenjë’ se ajo duhet të fillojë të duket më natyrale, pas një dekade të transformimit të trupit të saj me operacione.