Pas reagimeve të shumta, deklarohet drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla

Drejtori i sapo zgjedhur i Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar pas kritikave të shumta nga opozita lidhur me marrjen e këtij posti, duke thënë se është zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë.

“Disa figura të politikës kanë kontestuar zgjedhjen time si drejtor të RTK-së, duke hedhur dyshime për integritetin tim si person e si gazetar. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, por dua t’ua kujtoj se jam zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë. Procesi i rekrutimit është fokusuar fuqishëm, midis tjerash, në çështje të integritetit personal dhe profesional.”, ka shkruar Gërvalla.

Ai ka thënë se nuk është anëtar në asnjë grupacion politik dhe sipas tij se nuk është e mundshme, që institucionet të drejtohen nga njërës anonimë pa histori.

“Miqtë e mi e dinë se unë që prej vjetësh nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik. Natyrisht, kjo nuk dmth se unë ndër vite kam qenë indiferent ndaj historisë sonë të përbashkët. Kosova jonë është një vend i vogël që po ndërton shtetësinë nga fillimi; e pra ky impenjim ka kërkuar angazhime nga të gjithë ne. Të gjithë ne qytetarët e moshës madhore kemi kontribuar ndër vite, në një formë ose një tjetër. Kemi marrë pjesë në lëvizjen studentore, luftën çlirimtare, ashtu si unë, jemi shprehur për politikë, kemi komentuar, kemi votuar, etj. Them se kjo është normale. Ne nuk mund të sajojmë njerëz prej balte për të udhëhequr institucionet tona. Qytetarët e kuptojnë se nuk është e mundshme, e në fakt nuk është as e dëshirueshme, që institucionet të drejtohen nga anonimë pa histori, të cilët nuk kanë investuar veten në sendërtim të demokracisë. “, u shpreh Gërvalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *