Lushtaku publikon video të Kurtit duke krahasuar Erdoganin me Putinin: Ta falni këtë hipokrit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi.

Lushtaku i është drejtuar Presidentit turk, Erdogan me kërkim falje, duke thënë se Kurti është hipokrit.

I nderuar President i shtetit mik të Turqisë, z. Erdogan, ju lutem që në emër të raporteve miqësore ndërshtetërore ta falni këtë hipokrit. Çünkü bu ikiyüzlülük yapmak için doğdu (sepse ka lindur për të qenë hipokrit)!” – ka shkruar Lushtaku.

Shkrimit të tij ia ka bashkangjitur edhe një video, ku dëgjohet Kurti para disa viteve duke thënë se Erdogani është autokrat.

Kurti në këtë video të publikuar nga Lushtaku dëgjohet duke e krahasuar Erdoganin me Viktor Orbanin, Vuçiqin, Gjukanoviqin, Putinin, Gruevskin.

Nuk mund të them se Turqia është një vend demokratik, më shumë është një vend autokraci, por nuk është as dikatur. Dhe fatkeqësisht jetojmë në kohën kur autokracitë janë me modë, edhe Viktor Orban, edhe Putini edhe Gruevcki edhe Gjukanoviqi. Najshëm qysh po bëjnë edhe autokratët e tjerë në Ballkan dhe në Lindje përgjithësi. Prej Viktor Orbanit në Hungari, Vuçiqit në Serbi, Gjukanoviqit Mal të Zi, të Gruevski në Maqedoni, e deri të Erdogani në Turqi e Putini në Rusi ka një tendencë autokratike.” – thotë Kurti në videon e publikuar nga deputeti i PDK-së.

https://fb.watch/ita9hhKGpQ/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *