Erdogan: Mbështesim Kosovën në antarsim në NATO, dhe falenderoj gjithë popullin e Kosovës

Në konferencën e mbajtur nga takimi Erdogan-Kurti, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan falenderoi kryeministrin Kurti për ardhjën në Turqi, shkruan Neutral.

Erdogan fillimisht theksoi se Turqia ishte ndër shtetet e para që njohi Kosovën, dhe se Kosova ka mbështetjën e gjithëanshme në antarsim në NATO.

Erdogan gjithashtu falenderoi dhe përshëndeti të gjithë popullin e Kosovës.

Kryeministri Kurti gjithashtu falenderoi Turqinë, dhe përzemërsisht presidentin turk për mbështetjën e tij ndaj Kosovës.

Kurti shtoi se roli i komunitetit turk në Kosovë ka vlerë shumë të madhe, dhe sigurisht mërgata kosovare në Turqi ka rolin e saj në mes dy shteteve.

Pas mbarimit të fjalimit të Kurtit, Erdogan nuk priti për qëndrim më shumë me Kurtin përveç se një “Thank You”, ku dihet se tjera herë Erdogan priste gjithmonë pytje nga gazetarët, poashtu një konferencë paksa më të gjatë, por që këtë nuk e praktikoi me zotëri Kurtin./GazetaNeutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *