Edhe pse “Big Brother VIP” ka më shumë se 1 muaj që ka nisur, lajmet për banorët e rinj që mund të bëhen pjesë e formatit vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në mediat rozë. ndërsa së fundmi emri më i përfolur është ai e një personazhi të njohur për formatin. Bëhet fjalë për Romeo Veshajn, që në fakt edicionin e shkuar u bë pjesë e shtëpisë për pak minuta, ku zëvendësoi vëllain e tij, Donald Veshajn, i cili sic e dini shkoi deri në finale pa mundur ta fitojë dot programin, edhe pse ishte protagonist absolut. Sipas “Kryefjala”, producentet e reality show-t, Sara dhe Lori Hoxha ja kanë propozuar aktorit pjesëmarrjen në këtë edicion, madje kanë realizuar shumë takime me të dhe po përpiqen ta bindnin që të pranojë.
Po ashtu bëhet me dije se aktualisht Veshaj është duke marrë mendimin e personave pranë tij, nëse duhet të bëhet pjesë e “BBV” në këtë stad, ku loja brenda ka shkuar në një tjetër nivel dhe le të themi që Luiz Ejlli e Olta Gixhari e kanë marrë statusin e protagonistëve.
Megjithatë Romeo mund të jetë personazhi që do të “thyente” akset në shtëpi dhe do t’i shtonte dinamikat lojës, kështu që mbetemi në pritje të një konfirmim apo mohimi nga ana e tij, ose thjesht ta shohim që të bëhet pjesë e programit në një nga Prime-t e ardhshmë.