Osmani përkujton masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e dy ditëve të tmerrit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u ekzekutuan dhe 25 u plagosën, 1664 familje u dëbuan me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Osmani ka thënë se kjo masakër mëshiron kujtesën dhe nevojën për drejtësi.

“Në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit”, ka thënë ajo, përcjell Presidenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *