Mjaftoi një video e Arbenitës duke realizuar një trend në Tik-Tok, që rrjeti të mendonte se Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund martesës së tyre. Në videon në fjalë, modelja “mburrej” se futbollisti i njohur Neymar i kishte shkruar në Instagram.
Fansat e çiftit dyshuan për ndarje për shkak të “tradhtisë”, madje u fol edhe që Arbenita e la Feron për Neymar. Nga ana tjetër flitej se Fero kishte kërkuar ndarjen, pasi ishte kapur mesazhet e tyre.Mirëpo asgjë nga këto nuk rezultoi e vërtetë dhe për të “pastruar” imazhin e partneres së tij, reperi tregoi chat-in e Arbenitës dhe Neymar.
Teksa ka postuar një video, Fero tregon sa besnike i kishte qëndruar partnerja e cila as nuk ia kishte hapur fare mesazhin futbollistit që i kishte dërguar një emoji që në nëntor të vitit të kaluar.