Ymeri “thumbon” Kurtin e lavdëron Abdixhikun: LDK po i reziston diskursit popullist

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka lavdëruar qëndrimin kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qëndrimet që po i mbanë në raport me procesin e dialogut me Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja dhe Abdixhiku po i rezistojnë me ngulm tundimit për të rrëshqitur në diskursin popullist.

E dëgjova mbrëmë intervistën e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në Pressing T7. Bashkë me debatin në Kuvend për dialogun, e plotësoi një pozicionim të qartë karshi dialogut dhe politikave të qeverisë në përgjithësi. Përballë paparashikueshmërisë dhe mungesës së maturisë që e kemi parë nga KM dhe Qeveria, qëndrimet e tilla racionale e të kujdesshme duken politika që po i mungojnë Republikës së Kosovës. Natyrisht, për një kohë të shkurtër figura e ‘pakompromis’ që Kryeministri po do ta ndërtojë për vete edhe mund të duket i pëlqyeshëm e simpatik, Por jo kur rrezikon Kosovën, e veçanërisht jo kur dështon shpesh e shpejtë.”, ka shkruar Ymeri.

Ai ka bërë me dije se vlerësimet e LDK-së janë për tu vlerësuar.

LDK e Abdixhiku në anën tjetër po i rrezistojnë me ngulm tundimit për të rrëshqitur në diskursin e gjithëpranishëm popullist, të premtimeve të bukura e zgjidhjeve të lehta e të shpejta. Në kohën kur një numër i madh i njerëzve po e kërkojnë gënjeshtrën e re, LDK e Abdixhiku po e thonë atë që ata e shohin si të vërtetë, të bëshme e të duhur për Kosovën. Kjo është për t’u vlerësuar”, ka shkruar Ymeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *