Prishtinë/Gjendet pa shenja jete një 74-vjeçar në banesën e tij

Një person 74-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Vushtrria’ në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se një qytetarë e ka lajmëruar PK, që një i afërt nuk është duke iu lajmëruar në telefon dhe pas kësaj policia ka shkuar për kontroll në banesën e viktimes, ku dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë.

Në ora 17:24, një qytetare ka njoftuar policinë se një i afërm i saj nuk po lajmërohet në telefon. Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në rrugën ‘Vushtrria’ Prishtinë, kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari (viti i lindjes 1949,mashkull, kosovar), të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në tokë. Është ftuar njësia e emergjencës, të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Policia po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë.” – ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *