Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi ka komentuar 6 pikat që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dhënë për të pranuar Asociacionin.
Nushi në profilin e tij në Facebook, ka ironizuar duke thënë se këtyre 6 pikave po ju mungon rreshti ‘shes suxhuk të shpisë’.
“Këtyre 6 kushteve të Kurtit po ju mungon veç ai rreshti: “Shes suxhuk të shpisë“’ – ka shkruar ai.
Kurti sot ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë praktikisht se mund ta pranonte Asociacionin nëse do të përmbusheshin gjashtë kushte të tij.
“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato… normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” – tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.