Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit Apelit të Speciales për t’ua zbutur dënimet nga tre muaj, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Klinaku është shprehur se kjo gjykatë vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt, përcjell Klankosova.tv.

“Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike. Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *