Efi flet për të dashurin: Ai nxjerr më të mirën time

Efi ka treguar se është një vajzë shumë e rezervuar, të paktën sa i përket jetës së saj private.

Edhe pse një apo dy herë ka përmendur faktin që është e lidhur me dikë jashtë, Efi nuk ka dhënë më tepër detaje.

Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj.

Më herët ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *