Raci: Kushtet e Kurtit janë të rëndësishme për parandalimin e tendencës që Asosacioni të jetë bazë për Republika Srpska

Analisti politik Gazmir Raci, ka dhënë një intervistë për Gazeta Neutral rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, si dhe ka folur për kushtet që Kryeministri Albin Kurti i dha sot.

I pyetur se si i sheh kushtet e paraqitura të Kurtit për Asosacionin, ai u përgjigj se kushtet e Kryeministrit Kurti janë kushte shumë të rëndësishme për parandalimin e tendencave që Asosacioni të ketë bazë të Republikës Srpska.

“Kushtet e paraqitura nga Kryeministri Kurti jane kushte te rëndesishme për të parandaluar tendencat që Asociacioni të jetë bazë për Republika Srpska”

“Republika e tillë nuk mund te jetësohet në Kosovë kurrë. Ahtisari ofron mundesitë më të mira afirmative për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të minoriteteve sot” shtoi Raci për Neutral.

Ai gjithashtu tha se të gjithë në Kosovë duhet të jenë kundër tendencave serbe për zyrtarizimin e prezencave të tyre përmes Asosacionit.

“Të drejta te tilla afirmative nuk i ke ne asnje shtet te Ballkanit, shih si jetojnë shqiptarët ne Luginën e Preshevës. Të gjithë në Kosovë duhet të jenë kunder tendencave te Sërbisë për ta zyrtarizuar prezencën permes Asociacionit, pozite, opozite, shoqeri civile dhe medie”.

Në pytjen se si mund të bëhet Asosacioni, Raci tha se duhet të bëhet vetëm ashtu siq është përcaktuar në vitin 2015 nga Gjykata Kushtetuese.

“Asociacioni mund të behët vetëm ashtu siq e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese në 2015. Serbia nëse dëshiron të jetë anëtare e BE-së atehërë duhet ta njoh Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, këtë e ka konfirmuar edhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë në Beograd kur ka deklaruar në konferencën për media sëbashku me Presidentin serb.”/GazetaNeutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *