Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim për bojkot të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj përcaktimit të vlerës së koeficientit të pagave.
Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nuk është normale, për shkak të shtrenjtimit të jetesës së qytetarëve dhe vendimit për koeficientin e pagave.
“Ne nuk mendojmë se duhet të vazhdojë kjo seanca dhe mos na llogaritni për këtë seancë”, ka thënë Gashi i LDK-së.