“Jemi pëlqyer dhe kemi qenë në njoftim e sipër deri para se të hyja në BBVK”, për kë e ka fjalën Xhuli?

Biseda në mes të Xhulit dhe Mbresës ka përfshirë tema nga më të ndryshmet, pa lënë anash edhe ngjarjen e ‘prankut’ të bërë nga kjo e fundit dhe Stresi,për rrobat e ardhura në shtëpi nga rep artisti Noizy.

Xhuli, duke mos e theksuar emrin e personit në fjalë dhe duke lënë në mëdyshje se kush është personi që ajo thotë se historinë e tij, pos saj “e dinë vetëm Stresi”, ka thënë se me të njëjtin ka qenë në njohje e sipër para se të hynte në Big Brother VIP Kosova.

“Unë kam pasur një histori me të që jemi pëlqyer me të. Kemi qenë në njoftim e sipër prej verës deri para se të hyj në BBVK. Unë ‘single’ kam hyrë dhe ‘single’ jam. Por, jam në njoftim e sipër me dikën tjetër dhe tek ai po koncentrohem”, ka thënë pos tjerash Xhuli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *