Një grup qytetarësh kanë marrë pjesë në protestën e ftuar nga analisti dhe përkrahësi i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, në kundërshtim të themelimit të “Zajednicës”.
“Edhe populli serb është popull ilir, janë vëllezërit tanë, në qoftë se ne nuk i trajtojmë njëri tjetrin si vëllezër, Mitrovica ka me humbë”, deklaroi njëri nga protestuesit.
Pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe anëtari i VV-së, Sami Kurteshi.
Në protestë janë parë edhe aktivistë të tjerë të LVV-së.