Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një resort turistik në Egjipt.
Pushimi për një grua nga Austria ka rezultuar të jetë fatal pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa po notonte, shkruan Neutral.al.
Ajo nuk arriti ta kuptonte për asnjë moment që peshku mishngrënës po notonte në të njëjtat ujëra dhe përgjonte viktimën e radhës.
Turistja 68 – vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve.
Peshkaqeni iu sul dhe ia preu këmbët e krahët në sy të të gjithë turistëve që s’po mund të bënin asgjë.
Si pasojë e sulmit, turistja ndërroi jetë pak më vonë – teksa po transportohej me ambulancë në spital – për shkak të gjakderdhjes së pakontrolluar./Neutral.al/