Osmani: Republika e Kosovës u ndërtua mbi themele të forta e mbi gjakun e dëshmorëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe zv/kryeministrja Donika Gërvalla kanë bërë sot homazhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti.


Me këtë rast, presidentja Osmani tha se sot i përkujtojmë për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahir Pajziti me shokë, për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të gjithë ata që luftonin së bashku me të duke iu dhënë frymëzim edhe më të madh, por edhe gjithë të tjerët që iu bashkuan UÇK-së pas rënies së tyre.

“Kjo ditë është prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë Republikë së Kosovës që u ndërtua mbi themel të forta dhe ato mbesin të forta pikërisht se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Natyrisht që përkujtimi për ta, respektimi për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë udhërrëfyes, pikërisht këtë sakrificë e këtë heroizëm. Pikërisht shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë”, deklaroi presidentja Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *