Ibrahimi: Ka tendencë të krijohet bashkësia e komunave serbe

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, mendon se ekziston një tendencë të krijohet bashkësia e komunave serbe.

Ai tha se e rëndësishmë është të përmendet se Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizatë joqeveritare.

Asociacioni i komunave të Kosovës është organizatë joqeveritare. Është e regjistruar në kartën evropiane, ku komunat për t’i mbrojtur interesat e veta kanë të drejtë të një mekanizëm vullnetar dhe në këtë asociacion anëtarësohen komunat duke marrë vendime nëpër kuvende komunale”. – tha Ibrahimi në Klan Kosova.

Sipas tij, infrastruktura ligjore në Kosovë lejon formimin e asociacioneve, por jo bashkësi komunash.

“Ne e kemi si referencë edhe ligjin për vetëqeverisje lokale ky aty është neni 32 ku në Republikën e Kosovës mund të formohen asociacione – jo bashkësi të komunave që ka dallim substancial”, ka thënë Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *