Trump nis fushatën: Jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore

Donald Trump ka vënë në shënjestër Presidentin Joe Biden, Hunter Biden, politikën e jashtme të SHBA-së dhe emigrantët e paligjshëm të shtunën në tubimin e parë që prej shpalljes së kandidaturës për të rifituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e2024-s.

Ai madje fajësoi Biden për luftën e Rusisë. Para mbështetësve në Kolumbia, ai tha se mund të negocionte një ujdi paqeje me Moskën nëse rizgjidhej.

“Përmes dobësisë dhe paaftësisë, Joe Biden na ka çuar në prag të luftës së tretë botërore.

Po, jemi në prag të luftës së tretë botërore nëse nuk e keni kuptuar ende. Si president do të sillja paqen përmes forcës. Do të mundësoja një ujdi paqeje për 24 orë”, tha Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *