Sëmuret Luizi, Kiara i qëndron afër dhe kujdeset për të

Mbrëmë në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Albania u zhvilluan shumë debate.

Këngëtari Luiz Ejlli pas darkës me banorët nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka shkuar të shtrihet në shtrat para të gjithë banorëve tjerë.

Për t’i qëndruar afër ishin Kiara dhe Efi, të cilat u shqetësuan për shëndetin e tij ndërkohë Luizi ka vazhduar të qëndroi në shtratin e tij.

Në një moment ishte Armaldo ai i cili iu afrua duke i thënë: “Po u sëmure ti u mbyll Big Brotheri”.

Kiara ndërkohë tregoi një përkushtim më të madh pasi është kujdesur që t’i qëndronte pranë në raste se kishte nevojë për ndonjë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *