Mesa duket Clara po përballet keq me stuhinë që ka nisur si pasojë e këngës së re të Shakiras, e cila ka bërë që ajo të kërkojë ndihmë psikologjike.
Tashmë këtë të shtunë në ‘Fiesta’, gazetari Saul Ortiz ka dhënë më tej detaje për situatën.
“Ajo ka qenë në shtëpinë e prindërve të saj për rreth tetë ditë, duke punuar. Ajo ka nevojë për një strehë sepse gjendja e saj shpirtërore nuk është e mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të jesh në vëmendje të të gjithë botës”.
Përveç kësaj, Marisa Martin Blazquez dha një informacion të ri, i cili shpjegoi më tej vështirësitë që ka pasur ajo.
“Ajo ka nevojë për ndihmë në nivele të tjera, më të veçanta, nga ekspertë”.