Xhonatan Islami u eliminua nga Big Brother VIP Albania, por rikthehet sërish me biletë

Banori i radhës që u largua nga Big Brother VIP Albania është Xhonatan Islami.

Ai qëndroi pak ditë brenda shtëpisë, por që kishte thyer një nga rregullat dhe për këtë ‘Vëllai i Madh’ e dërgoi direkt në nominim.

Pasi shkoi në studio, Xhoni e mësoi se bileta e tij ishte kthyese dhe se do të rikthehej sërish në shtëpi për të garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Në momentin që e kuptoi, ai u shpreh tejet i lumtur dhe doli menjëherë për t’u bashkuar me konkurrentët e tjerë.

Në spektaklin e së martës (24 janar) theksojmë se nga BBVA u largua banori Eni Tare.

Për më shumë se një muaj, ky reality shou ka dhuruar emocione të mëdha, debate e zënka të shumta.

Banorët po vazhdojnë të jenë shumë të komentuar për çdo lëvizje që bëjnë brenda shtëpisë së famshme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *