Shtrenjtohet edhe heqja e bërllokut, nga 4.70 euro në…

Që nga mesi i vitit edhe fatura e heqjes së mbeturinave do të kërcejë nga 4 euro e 70 centë në 6 euro e 50 centë.

Këtë ngritje të çmimit të heqjes së mbeturinave e tregoi drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, për të cilën tha është kërkesë e ndërmarrjes “Pastrimi”.

Musliu tha për Klan Kosova se deri në fund të marsit planifikohet të përmbyllet faza e analizës financiare e ku më pastaj të kalojë në Kuvendin Komunal të Prishtinës si pikë e rendit të ditës për t’u trajtuar.

Ndërkaq ndërmarrja “Pastrimi” është shprehur se nuk kanë ende vendim zyrtar për shtrenjtimin e këtij shërbimi publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *