Atdheu: Nëse e shoh një femër duke e shkelur treni, gjuhem para saj

Derisa po bisedonin Mbresa me Julianën në dhomën e ndejës, Atdheu u kyç në bisedë duke thënë se e do Mbresën dhe kjo bëri që Juliana me shaka t’i kërkojë atij shpjegim.

“E du Mbresën, si shoqe”, u përgjigj Atdheu, derisa Mbresa tha se Atdheut do t’i dhimbsej nëse do të shkelej nga treni dhe kjo, sipas saj, është shkalla e dashurisë së atij ndaj saj.

“Më do që nëse më sheh duke më shkelë treni i dhimbsem, kështu e llogaris unë shkallën e dashnisë”, tha Mbresa.

Ndërkaq, Atdheu tha se do t’i dilte trenit përpara për çdo femër që do ta shihte se është duke u shkelur nga ky mjet lëvizës.

“Nëse e shoh një femër duke e shkelur treni, gjuhem unë para saj. Jam shumë feminist”, u shpreh Atdheu, derisa Juliana tha se për këtë edhe i pëlqen ky.

“Për atë më pëlqen se je shumë feminist”, i tha Juliana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *