Policia jep detaje tronditëse për 69-vjeçarin në Fushë Kosovë/ Në tentativë për të ikur, gjuajti me armë policinë – dyshohet se u vetëplagos

Deklarohet Policia: 69-vjeçari në Fushë Kosovë në tentativë për të ikur, gjuajti me armë në drejtim të policëve – dyshohet se u vetëplagos

Sabit Islami, i dyshuar për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, është gjetur nga Policia i plagosur dhe më pas është transferuar me urgjencë për në spital. Pavarësisht intervenimit të mjekëve, Islami s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka vdekur në QKUK.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë.

Sipas Ahmetit, sulmi ndaj Policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit.

“Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin. Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, tha ajo për Sinjalin.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *