Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë, ku një person i moshuar ka shtënë me armë zjarri duke lënë të plagosura dy gra të moshave 64 dhe 44-vjeçare.
Sabit Islami, 69 vjeçar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, për tu larguar me vonë në drejtim të panjohur.
Burime të Indeksonline njoftojnë se Islami është gjetur rreth orës 16:50, pa shenja jete, në Fushë Kosovë.
I ndjeri u gjet me plagë në trup, teksa informacionet fillestare pohojnë se dyshohet që i njëjti ka kryer vetëvrasje.
Ndërkohë, dy gratë e lënduara Fatime Gashi (1959) 64 vjeçare, dhe Merita Avdiun (1979) 44 vjeçare, kanë marrë tretman mjekësor pas incidentit.