Tea do Luizin, Luizi do Kiarën, Kiara do veten ose dikë tjetër!” Këto ishin fjalët e Zhaklin Lekatarit, e cila deklaroi për herë të parë publikisht se Tea mund të ketë një pëlqim për Luizin.
Por, përpara kësaj, përdoruesit e mediave sociale e kanë vënë në dukje këtë gjë, jo vetëm me komente por edhe me video e postime të ndryshme.
Së fundmi, “Vëllai i Madh” vendosi që në lojën “Talen Show”, Luizi dhe Tea të këndonin një këngë bashkë. Menjëherë “shpërthyen” videot Luiz-Tea gjatë provave, ku fokusi ishte në mënyrën se si kjo e fundit shikonte këngëtarin.
Këtë gjë me sa duket e ka vënë re edhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Mikela Pupa, e cila nuk ka ngurruar ta ndajë këtë gjë me ndjekësit e saj.
“Dua dikë të më shohë si Tea-Luizin”- shkroi ajo në Instastory.
Kujtojmë se më herët Luizi dhe Tea kanë debatuar së fundmi për buxhetin e javës. Luizi kërkoi që të mos përfshihej në buxhetin e kësaj jave, pasi me ato para donte t’i blinte një dhuratë Kiarës, meqë ka ditëlindjen. Por Tea, duke e ditur këtë kërkesë të Luizit, ajo e futi atë në listën e buxhetit. Këtu nisi debati në shtëpi, ku Tea tha se Luizi merr nga ushqimet e banorëve, ndaj është e padrejtë të mos përfshihet në buxhet.
Këto janë diskutimet që u bënë në studio:
Tea: Ai nuk ka hyrë në buxhet, ka marrë gjithmonë cigare dhe na ka vjedhur ushqimin ne. Patjetër që ka vjedhur. Vendosa të vendos drejtësi në këtë vend. Lekët i kishte bërë cigare dhe nuk kishte ndërmend ti bënte dhuratë Kiarës.
Diola: Kjo gjëja nuk është dashur të bëhet mbrapa krahëve. Edhe nëse ai do kishte ngrënë nga ne, nuk ia përmendet ushqimi.
Luizi: Se kush është Tea Trifoni e morëm vesh. Se di do sillem unë me Tean, do e merrni vesh. Të gjithë ato që i janë vënë kundër Kiarës, e panë kush është Kiara Tito. Ajo që unë shoh me diçka tjetër, është pjesë e imja personale. Jam kaq i lumtur që e kam zgjedhur. Po fitova Kiarën un lë duhanin.