Një plagosje e dyfishtë, dyshohet të ketë ndodhur në këto momente në një hapësirë banimi në Fushë Kosovë.
Informacionet mbi dyshimet e raportuara, ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, megjithatë ajo çfarë shihet në pamjet e siguruara nga dëshmitarët e vendit të ngjarjes, aty duket të ketë arritur edhe autoambulanca.
Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.