Arrihet marrëveshja mes Lyonit dhe Chelseat për Malo Guston

Chelsea ka arritur marrëveshje me Lyonin për Malo Guston. Kështu ka raportuar “RMC Sport” këtë të premte.

19-vjeçari thuhet se do të nënshkruajë me klubin londinez, por do të mbetet te Lyoni në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Detaje të tjera rreth kësaj marrëveshjeje nuk u zbuluan.

Ditë më parë ishte raportuar Lyoni po kërkonte rreth 30-40 milionë euro për ta lënë Guston të lirë. 19-vjeçari ka regjistruar 15 paraqitje me skuadrën franceze këtë sezon në Ligue 1, duke kontribuar me një asistim.

Malo Gusto luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. Ai numëron edhe shtatë paraqitje me Kombëtaren U21 të Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *