Subkoshienca jonë shpesh do të na japë mesazhe të ndryshme dhe këtë përpiqet ta realizojë përmes ëndrrave . E kështu, nëse kohët e fundit ju ka rastisur të ëndërroni shpesh për ish-të dashurin tuaj, kushtojini vëmendje këtij detaji, sepse ndoshta subkoshienca po përpiqet t’ju tregojë diçka. Se cfarë mund të jetë ajo, e shohim bashkë më poshtë:-Të ëndërroni për ish-in mund të jetë një shenjë se jeni ende i zemëruar me atë person dhe se nuk i keni zgjidhur të gjitha emocionet tuaja për marrëdhënien që është ndërprerë. Kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja aktuale, prandaj është është shumë e rëndësishme që të njihni ndjenjat tuaja, t’i pranoni dhe t’i zgjidhni ato.
-Ndodh që tipare apo zakone të ndryshme të njerëzve të shfaqen në një marrëdhënie dhe kështu krijohet një model. Nëse modeli i vjetër pse modelet, shfaqen në një marrëdhënie të re , është shumë e mundur që të ëndërroni për ish-partnerin tuaj pasi kjo është mënyra se si subkoshienca juaj dëshiron t’ju bëjë të ditur se jeni duke u rikthyer aty ku ishit.
-Nëse ju kanë lënë në lidhjen e mëparshme, ka mundësi që këtu të vijë frika që keni se edhe lidhja e re mund të përfundojë kështu. Kur marrëdhënia juaj aktuale është në rrezik, ju filloni të kujtoni ndarjet e vështira dhe kohët e vetmisë dhe rrjedhimisht edhe ëndërroni për ish-at.
-Një tjetër arsye pëse ish-i mund t’ju shfaqet në ëndërr është thjesht për t’ju treguar se marrëdhënia juaj e kaluar nuk funksionoi për një arsye dhe nuk ishte e duhura për ju. Ndonjëherë marrëdhëniet përfundojnë papritur, aq sa nuk mund të nxirrni një përfundim në kokën tuaj dhe ndoshta këtë po përpiqet ta bëjë subkoshienca për ju, t’jua tregojë në ëndrra arsyen dhe t’ju lejojë të ecni përpara me jetën.
-Të gjithë e gjejmë veten në momente të vështira dhe shpesh duam të arratisemi nga jeta, prandaj ndodh t’i drejtohemi kujtimeve të bukura. Kështu, edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, mund të ndodhë që të ëndërroni kohë të mira me ish-partnerin tuaj dhe gjithçka që e bënte dicka të bukur.
-Pavarësisht në sa marrëdhënie keni qenë, secila është e veçantë në mënyrën e vet dhe secila ka avantazhet e veta. Ndoshta lidhja e dikurshme ishte më pasionante dhe emocionuese, por tani është më e qetë dhe më e qëndrueshme. Dhe pavarësisht se nuk ka asgjë të keqe në marrëdhëniet paqësore, mund të ndodhë që t’ju mungojë pasioni dhe emocionet, të cilat mund të lexohen edhe në ëndrra. Nëse keni qenë vetëm për një kohë të shkurtër apo të gjatë, mund t’ju mungojnë prekjet, bisedat dhe vëmendja. Në situata të tilla, një ish-partner mund të shfaqet gjithashtu në ëndërr dhe të konfirmojë se ju mungon dashuria që ju dhuronte. Madje ka mundësi që t’ju mungojë edhe vetë ish-partneri, si person.
-Nëse në ëndrrat tuaja jeni miqësore apo edhe intime me partnerin tuaj, është e mundur që subkoshienca juaj po ju thotë se ka ardhur momenti për ta harruar atë përvojë dhe për të vazhduar jetën tuaj.