Leon Dajaku është transferuar në Zvicër. Sulmuesi dardan, i cili në të kaluarën ishte pjesë e moshave të Bayern Munchen, është në pronësi të Sunderland prej verës së vitit të kaluar.
21-vjeçari është huazuar te St Gallen, ekip që renditet në vendin e katërt në Superligën e Zvicrës dhe synon të luajë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.
Lojtari dardan ka luajtur me kombëtaret U17, U18, U19 dhe U20 të kombëtares gjermane.