Numri i banorëve në Big Brother VIP Kosova po shtohet.
Pjesë e këtij formati që vije për herë të parë në Kosovë, pikërisht në edicionin VIP, sonte pritet t’i shtohen edhe dy banore të reja.
Indeksonline raporton se në fakt këta dy emra, janë shumë të njohur në botën e shoëbizit.
Bëhet fjalë për Melisa Lleshin, e cila është bërë e njohur në formatin “Përputhen”, por që pas këtij emisioni nisi karrierën muzikore.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se krahas Melisës, në BBVK do të hyjë edhe Dafina Dauti, një tjetër emër i veçantë në botën e muzikës.