Një vozitës, shtetas i Arabisë Saudite, ka goditur dje tri vajza, këmbësore, me veturën e tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, diku rreth orës 10:30.
Policia njofton se shkak i aksidentit ka qenë pakujdësia, teksa viktimat kanë pësuar lëndime trupore.
“Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.