Murati: Faturat e tatimit në pronë u rritën si rezultat i ligjit që u miratua më 2018

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se pjesa më e madhe e rritjes së faturave të tatimit në pronë krijohet nga tatimi i tokave.

Në një konferencë për media të thirrur për të diskutuar për këtë çështje, Murati ka thënë se në bazë të ligjit që ka qenë në vitin 2018 për Tatimin në pronë ka ardhur deri te rritja 100 për qind dhe është plotësisht obligim ligjor.

“Ky ligj fillimisht ishte miratuar nga Qeveria Mustafa më 4 maj 2017, kur ministër i financave ishte Avdullah Hoti. I njëjti ligj është proceduar në Qeverinë Haradinaj, ky ligj i ka caktuar disa afate dhe kushte që obligojnë institucionet e vendit që të respektohen. Sipas nenit 7 të këtij ligji të hyjnë në fuqi tatimi 100% i tokave. Prej hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë filluar tatimi i pronave, ky ligj e ka përcaktuar qysh në vitin 2018 se tokat duhet të tatimohen”, ka thënë Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *