Fushë-Kosovë: Policia shoqëroi dy persona në stacion, u kapën me 33 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00, gjatë një kontrolle rutinore, në një makinë, kanë gjetur 33 mijë euro, të cilat dy personat që ishin në veturë nuk mund ta dëshmonin prejardhjen e tyre.

Policia, i ka shoqëruar dy personat për në stacionin policor, por i ka liruar ata në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është hapur rast, për shmangje nga tatimi.

Njoftimi i Policisë:

Shoqërohen në stacion policor dy persona për veprën shmangie nga tatimi

Mbrëmë rreth orës 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, janë shoqëruar në stacion dy persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një shumë të parave.

Sekuestrimi i parave (rreth 33.000 euro) është bërë në rrugën e Pejës, në Bresje, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontrollë rutinë.

Personat e dyshuar nuk kanë arritë të dëshmojnë prejardhjen e parave të sekuestruara, andaj është iniciuar rast për shmangie nga tatimi.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *