Flet Avokati: Pesë të dyshuarit si përdhunues të 11-vjeçares mund të dënohen prej 5 deri në 15 vjet burgim

Avokati Meshar Selimaj tha se 5 të dyshuarit për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë pak muaj më parë mund të dënohen nga 5 deri në 15 vite burg.

Ai tha se veprat penale për të cilat akuzohen të dyshuarit janë më të rëndat që ekzistojnë në Kosovë, shkruan Euronews.al.

“Veprat penale për të cilat akuzohen personat që abuzuan me 11 vjeçaren në Prishtinë janë ndër më të rëndat që ekzistojnë në Republikën e Kosovës. Maksimumi i dënimit të tyre është 15 vite. Procedura nga avokatët duhet të bëhet me shpejtësi. Të ndërmerren masat e duhura për abuzuesit”, tha ai.

Kujtojmë se dje Gjykata e Apelit i ka kthyer në rivendosje aktvendim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila dy ditë më parë e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj pesë të dyshuarve të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares i cili ka ndodhur në gusht të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *