Flori Mumajesi prek me dedikimin e tij, flet për herë të parë pas humbjes së nënës: Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën

Këngëtari Flori Mumajesi pas publikimit të këngës së tij më të re ‘E para’ në bashkëpunim me Klajdi Harunin,  konkuruese në festivalin e “Këngës Magjike” ka reaguar pas shumë kohësh në lidhje me vdekjen e nënës së tij.

Pas një publikimi që ai ka bërë në “Instastory”, këngëtari ka shkruar fjalë prekëse për nënën e tij e cila ka ndërruar jetë disa muaj më parë pas problemeve shëndetësore. Ai është shprehur se ishte hera e parë që pasi ka kënduar nuk ka marrë mesazh nga nëna e tij, duke vendosur në sfond këngën e tij “Dhemb”.

 “Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se m’ka marrë malli me t’mbajt erë n’qafë, m’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marrë në tel e t’flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori.

Kjo ishte hera e parë që Flori ka folur  për vdekjen e nënës së tij, por mediat  kishin raportuar më 24 shkurt të këtij viti se ai ka humbur nënën pas problemeve shëndetësore në zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *