Të jesh në rrethin shoqëror të familjes Kardashian-Jenner për shumë mund të jetë e vështirë, thuajse e pamundur, por mesa duket nuk është aspak e tillë për vajzat e familjes Hadërgjonaj, teksa Anxhelia, vajza e artistes Arbërie Hadërgjonaj është shfaqur krah Kylie Jenner së fundmi.
ADVERTISINGAnxhelina, të cilën e njihni për projektet e saj muzikore në tregun muzikor shqiptar, ka postuar së fundmi një foto në Instagram-in e saj ku duket nën shoqërinë e miliarderes dhe mikut të tyre të përbashkët, make up artist-it Ariel.
Foton e ka postuar edhe Kylie në llogarinë e saj me 379 milionë ndjekës në rrjetin social, ndërsa është pikërisht Ariel që i ka bërë vajzat bashkë dhe jo për herë të parë pasi edhe në të shkuarën ato kanë frekuentuar të njejtaj vende dhe kanë qenë nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Megjithatë mund të themi që kjo është fotoja e tyre e parë bashkë, dëshmi për marrëdhënien që tashmë kanë krijuar.
Në fakt, sic ka bërë më parë me dije edhe Albëria, Anxhelia jeton në SHBA, prej shumë vitesh tani, shumë pranë me familjen e njohur të serialit “Keeping Up With the Kardashians”, madje ka rrëfyer edhe eksperiencën e t’u takuarit me to falë miqësisë që kanë me Ariel dhe afërsisë së vendeve ku banojnë.