Policia e Kosovës më herët kërkoi ndihmë nga qytetarët për tri gra që sipas tyre, dyshoheshin për “Shpërdorim të Pasurisë”, pasi siç thuhej kanë marrë një telefon në një qendër tregtare. Tash, policia thotë se njëra nga gratë, të cilave ua publikoi edhe foton, është dëshmitare.
Përmes një komunikate për media, policia ka thënë se janë identifikuar të dyshuarat, pasi ato u lajmëruan në polici dhe u intervistuan nga hetuesi i rastit.
“Është me rëndësi të ceket se nga fotografit e publikuar njëra nga personat në foto është vetëm dëshmitar ndërsa dy janë të dyshuara për veprën.” – thuhet në njoftim.
Ndërkohë, të njëjtat, sipas policisë, kanë marrë një telefon “Samsung A11” që dyshohet se ishte lënë aty nga një person tjetër i cili po kryente pagesën.
Njoftimi i plotë:
Të dyshuarat e kërkuara jane identifikuar
Prizren, 25 janar 2023
Nga Stacioni Policor Prizren , janë publikuar fotografit e personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
Pas publikimit të fotografive të dyshuarat janë lajmëruar në stacionin Policor Prizren dhe janë intervistuar nga hetuesi i rastit.
Është me rëndësi të ceket se nga fotografit e publikuar njëra nga personat në foto është vetëm dëshmitar ndërsa dy janë të dyshuara për veprën.
Më poshtë keni njoftimin paraprak të policisë:
Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Vjedhje, që ka ndodhur me datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Ëesli Klark” në Prizren.
Me datën 29/12/2022 në ora 23:45 ,ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Ëesli Klark, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali.
Të dyshuarat kërkohen për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarave.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.