Policia ka gjetur prova se ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është fajtor për përdhunimin e një vajze në një klub nate, raporton El Periodico.
Vihet re se një nga patrulluesit regjistroi në një kamer trupore fjalët e para të një të reje pas krimit të dyshuar, e cila pretendonte se Alves e kishte përdhunuar.
Në pamjet, mund të shihet një “grua që qan dhe shfaqet nervoze”.
Ajo u dërgua më vonë në spital për t’u ekzaminuar nga një mjek. Viktima u konstatua se kishte lëndime që mund të shoqëroheshin me përleshje dhe gjurmë të lëngut seminal. Ekzaminimi gjeti edhe gjurmë gishtash që konfirmojnë versionin e viktimës dhe mohojnë deklaratat e Alves.
Sipas La Vanguardia, Alves ka punësuar avokatin Cristobal Martel, i cili në të kaluarën përfaqësonte interesat e Lionel Messit, Carles Puyol dhe Josep Bartomeu, dhe gjithashtu mbrojti Barcelonën në rastin e transferimit të Neymar. Mertel konsiderohet një avokat i suksesshëm në fushën e së drejtës penale.
Martel do të punojë së bashku me Miraida Puente, avokate aktuale e Alves. Tani po punohet për apelimin për ndalimin e një futbollisti të cilit i është mohuar e drejta e lirimit me kusht.