E tmerrshme! Babai i hyn shqelma e grushta 13-vjeçares në një market në Prishtinë

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur. Për çdo ditë raportohet një numër i madh rastesh ku denoncuese zakonisht janë vajza e gra që raportojnë dhunën psikike e fizike që ua shkaktojnë bashkëshortët e anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar dje pasdite në Prishtinë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babain e saj, për të cilin ka thënë se e ka rrahur.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda hapësirave të një nga marketet ushqimore në Prishtinë, kur i dyshuari kishte sulmuar fizikisht 13-vjeçaren, duke e goditur me shuplaka, shqelma e grushte.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim 55-vjeçarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *