Flet qytetari që shpëtoi gruan që u hodh nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë, tregon si arriti ta tërheqë nga uji

Din Salihi, është shpëtimtari i vajzës 29 vjeçare e cila kërceu nga Ura e Fshajt në Gjakovë. Ai ka treguar momentin e shpëtimit të saj me ndihmën e shokëve të tij.

Ai thotë se rasti ishte i papritur për të dhe udhëtarët që ishin me të në veturë, derisa spjegon momentin kur vajza u hodh nga Ura.

4 veta jemi kon në kerr, kur kemi ardh prej Rahovecit në Gjakovë prej urës na ka kalu trup një vajzë në mes të urës së Fshejtë”, tha ai.

Salihi tregon se si ata reaguan menjëherë për ta shpëtuar vajzën.

“Si e kemi pa e kemi ndalë kerrin edhe iu thashë që po don me kcy prej urës, bashkarisht e kemi ndalë kerrin me e kap edhe sa i kemi hap dyert me e kap, ka kcy prej urës në mes të urës midis ujit, edhe e kemi ndal kerrin edhe sa ka ra poshtë jemi mundu në anën e poshtme anej me i dal, kemi ngajt vrap unë edhe te tjerët, pak jemi rrëzu e jemi vradhe një 10 sekonda jemi ndal dhe kemi ngajt vrap, unë e kom hek jelekin e punës me telefon dhe me kuletë dhe ia kom jap atij djalit edhe kam hi njëherë në ujë dhe ujt e ftohtë dhe i trubullt dhe m’ka kap si shtrëngim dhe jam dal, e kom pa kah përplaset edhe kom dal apet pak ma poshtë, jom hi edhe njëherë edhe kom hi deri në fyt edhe ja kom ngjit për flokve deri në breg dhe m’ka ngreh edhe ai djali që ishim me të bashkë, e kemi ngreh dhe e kemi qit në breg, dhe e kemi marë e kemi qu deri te vetura që e kish pas të parkume aty, erdh ndihma e parë na morën mua edhe atë, kaq, veq kalimtar rasti jom kanë me një fjalë”, tha ai për Gazetën Demos.

Derisa gjendja e saj është stabile, Salihi ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Ajo e ka mar trajtimin mjekësor, masi pshtoj mirë me një fjalë, deshti Zoti pshtoj, po moment ka qënë”.

Salihi thotë që ka qënë një ndjenjë e papërshkrueshme fakti që ka shpëtuar një jetë.

“Sen ma të mirë s’kish se me pshtu një jetë, mua tash po më doket si andërr, por kryesorja tash ajo pshtoj”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *