Ky është serbi i plagosur sot në veri të Mitrovicës

U raportua sot se Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës Q5 në Leposaviq, ku brenda ndodheshin dy qytetarë serbë.

Gjuajtja me armë sipas policisë është bërë në vetëmbrojtje.

Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri“, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana tjetër, mediat serbe shkruajnë një version ndryshe. Të dy serbët, i cilësojnë si të pafajshëm dhe “viktima të Kurtit”, përcjell Insajderi.

I plagosur nga ky incident ka mbetur Miljan Deleviq. Ndërsa, Dusa Slaviq i cili ishte shofer nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Deleviq është plagosur në pjesën e majtë të krahrorit por gjendja e tij është stabile. Ai po trajtohet në spitalin e Kralevës. /Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *