Thanë se banori i BBVK është i prekur nga HIV/AIDS, portali përgënjeshtron lajmin duke kërkuar falje

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Gjon Karrica, pas kontrrolleve të kryera ka rezultuar pozitiv me HIV/AIDS. Ky lajm kaq serioz padiskutim që ka shqetësuar jo vetëm familjarët dhe mbështetësit e tij, por cdo lexues për shkak të peshës së rëndë që kjo sëmundje mbart.

ADVERTISINGMirëpo, i njëjti portal që publikoi këtë lajm, sot e ka përgënjeshtruar! “Indeksonline” ka kërkuar falje publikut, familjarëve dhe vetë Gjonit.

Menjëherë pas kësaj situate ka reaguar edhe “Klan Kosova” duke treguar gjendjen e Lugatit.

“Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, sikurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabile. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, është theksuar nga Klinika Infektive për Klan Kosovën.

Pra, fatmirësisht Gjoni nuk është i prekur nga HIV/AIDS, megjithatë për shkaqe të tjera shëndetësore ndodhet ende nën mbikqyrjen e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *